Dhuna në familje vijon të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare. Rasti më i fundit vjen nga Peqini, ku shtetasi i identifikuar me inicialet R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij nuk është mjaftuar me kaq. Për motive xhelozie ai i ka dëmtuar automjetin duke i thyer xhamat.
Gjithashtu ai ka kundërshtuar efektvët gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
Njoftimi i policisë:
“Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë”, njofton policia
/Priza.al/