Moti pritet të sjellë surpriza nga mbrëmja e sotme dhe deri nesër në territorin e vendit pasi pritet të ketë reshje shiu të dendura dhe me stuhi. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashimin e motit për ditën e sotme dhe mbrëmjen e ka njoftuar se temperaturat në zona malore do arrijnë në 3 deri 12°C kurse në zonat e ulëta në 8 deri 20°C ndërsa në zonat bregdetare do arrijë nga 9 deri 20°C.
Era gjithashtu do të jetë pak më e fortë çka sidomos në zonën e bregdetit do të ngrejë dallgë të larta. Reshjet do të lokalizohen kryesisht në qarkun e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Zonat bregdetare të ndikuara nga era e fortë dhe shiu mund të shohin ngritjen e një stuhie ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes.
Ndër të tjera mësohet se reshjet do të përfshijë brigjet e Italisë dhe Ballkanin Perëndimor duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi. Po ashtu vendet e Rajonit të Balltikut dhe Europës Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, duke sjellë rrebeshe dhe dëborë
Njoftimi i Plotë:
/Priza.al/