Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, por policia iu ‘prish’ planet kuksianëve

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Kukësit pasi tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës.

Në pranga janë vënë A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ndërkohë në lidhje me të njëjtën vepër penale po hetohet në gjendje të lirë M. Gj., 53 vjeç, banues në  fshatin Gziq, Mirditë.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.  Goditen 7 raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.  Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në  fshatin Gziq, Mirditë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *