Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan e si pasojë një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u përfshi nga flakët.
Policia thotë se rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Njoftim i policisë:
Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.
/Priza.al/