Sot është ditëlindja e njërës nga banoret e shtëpisë së BBV ndërsa të tjerët kanë organizuar surprizë. Bëhet fjalë për Einxhel, edhe pse u shpreh se do donte të ishte jashtë që të festonte ditëlindjen, banorët e kanë suprizuar në mesnatë. Të gjithë u kujdesën që t’ia bënin ditën e saj të lindjes sa më të bukur.
Gjatë kohës që moderatorja qëndronte në oborrin e shtëpisë, ata nisën të këndonin “Gëzuar ditëlindjen”, teksa i shkuan pranë me një tortë në dorë. Ajo që ra në sy ishte dhe urimi i Monikës, me të cilën Einxhel ka pasur debate të vazhdueshme.
“Gëzuar ditëlindjen, të kam xhan budallaqe!”,- ishte urimi i Monikës për Shkirën, i cili mund të ketë “qetësuar” gjakrat mes dy vajzave.
Gjithashtu gjatë mbrëmjes, banorët kanë shijuar disa torta dhe kanë kënduar e kërcyer në kuzhinë. Një moment pikant ishte ai kur Valoni, banori i ri, hipi mbi tavolinë për Einxhel, së cilës po i këndonte me kitarën e tij.