Zjarri i cili për disa orë shkaktoi ndotje katastrofike për qytetin e Elbasanit dhe zonat rrotull ish Kombinatit metalurgjik duket se do të mbetet pa autor. Edhe pse është cilësuar si një zjarr i qëllimshëm, institucionet pasojnë topin e përgjegjësisë.
Gropa ishte e mbushur me mbetje tekstile, thotë IKMT, ndërsa ky fakt i bën të lehtësisht të identifikueshme kompani të tilla në këtë zonë.
Policia ndërkohë ka nisur procedim penal për rojën e objektit pranë gropës, i cili ka deklaruar se nuk kishte dijeni për zjarrin dhe s kompetencë për një gropë që është jashtë objektit për të cilin përgjigjet.
Ndërkohë që policia i ka kaluar materialet prokurorisë për veprime të mëtejshme, Elbasani do të vazhdojë të ndotet gjatë natës ku edhe institucionet flenë.
Zjarri i mbrëmjes së të mërkurës doli nga kontrolli dhe për pasojë u identifikua nga qytetarët dhe mediat të cilat ngritën alarmin për ngjarjen, por raste të tilla janë të shpeshta, ku kompanitë “vrasin natën ndërsa institucionet qajnë ditën”.
/Burimi: TCH/