Ditën e sotme dyert e jashtme të degës së Partisë Demokratike në Fier janë ndryshuar. Nuk dihet ende nëse ky është urdhër i kryetarit të ri, Agron Kapllanaj.
Luan Baçi i shoqëruar nga anëtarë të seksionit të PD-së Fier janë paraqitur në ambientet e Komisariatit dhe e kanë denoncuar këtë fakt.
Paraprakisht dyshohet se shkak për ndërmarrjen e këtij veprimi janë bërë takimet e foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kohë më parë vetë Luan Baçi sqaroi se nuk ishte shkarkuar nga posti i kryetarit te degës. Ai foli për një takim me Lulzim Bashën dhe kërkesën e kryedemokratit qe ta zëvendësojë me Agron Kapllanaj.
Kapllanaj u emërua kryetar dege në Fier pasi Luan Baçi vendosi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare e 25 prillit. Emërimi është bërë më datë 19, në të njëjtën ditë kur është zhvilluar takimi Basha-Baçi.
/Priza.al/