Detaje/ Si e përdhunoi daja ‘monstër’ 8-vjeçarin nga Berati, e mori në shtëpinë e tij…

Një ngjarje e rëndë është kallëzuar në polici ditën e sotme ku një 45-vjeçar është arresuar, pasi akuzohet të ketë përdhunuar nipin e tij nga Berati në banesë.

Policia ka bërë me dije detaje të reja ku autori Belul Kokollari e ka kryer përdhunimin në shtëpinë e tij në Priren rreth një muaj më parë. I mituri kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Pas denoncimit të bërë nga fëmija, nga ana e autoriteteve është kryer edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar.

Daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1-vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat.

Belul Kokollari u dënua asokohe me 4-muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës.

Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme, pasi ka qënë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra. Sipas deponimeve të motrës, ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimim e marrë në vitin 2020.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *