Vdekja e 4 turistëve rusë, prokuroria e Kavajës njoftim të rëndësishëm

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka regjistruar procedimin penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në ambientet e hotelit ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës.

Prokuroria bën me dije se janë marrë deklarimet e të gjithë personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe po vijon vlerësimi i provave në raport me njëra tjetrën për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur.

Në deklaratë theksohet gjithashtu angazhimi maksimal i prokurorisë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja ndodhi më 15 tetor të këtij viti, ku çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç,  vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën pajetë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë

Kavajë, 25 nëntor 2021. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 448/2021, parashikuar në Nenin 79 “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” të Kodit Penal, për ngjarjen e ndodhur datë 15.10. 2021, me pasojë vdekjen e 4 shtetasve rusë në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”.

Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë. Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale. Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e medias dhe opinionit publik në ruajtjen e sekretit hetimor, sigurojmë angazhimin maksimal të prokurorisë në përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *