Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se e përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Berisha u shpreh se PD-së i nevojitet një rithemelim. Ndër të tjera, ish lideri i PD-së tha se Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.
“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave,” -shprehet Berisha.
/Priza.al/