Reperi Getinjo, shprehet se i ka ‘Fobi’ të gjitha vajzat e Showbizz, deklarata e tij e thotë qartë se të gjitha e kanë humbur…

Këngëtari i njohur Getinjo e kemi vënë re që nuk është shumë aktiv në tregun muzikor, por sa herë që ai lançon një këngë të re bën bujë.

Por ndryshe nga herët e tjera ai këtë radhë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave me deklaratën e bërë në profilin e tij instagram!

Shpesh herë ai është përfolur për flirte që bën me vajzat e showbizz, e si pasojë e këtyre flirteve është krijuar përshtypja që ai ka patur shumë lidhje me personazhe të njohur të botës së muzikës por dhe jo vetëm.

Mirëpo në një instastory ai i është përgjigjur troç ndjekësve të tij, teksa ato e kanë pyetur për marrëdhëniet intime me femrat shqiptare të njohura.

Ai ka thënë:”Pasha krijuesin, s’kam pas marrëdhënie intime me asnjë që është e njohur si VIP”, duke i habitur të gjithë ndjeksit e tij.

E themi se para 5 muajsh reperi ka publikuar këngën e tij më të re, pas një pauze të gjatë që ai pati me titull “Pare”. Kënga kishte një dëmethënie se si njerzit e sotëm e kanë humbur vlerën, moralin, respektin dhe çdo gjë tjetër vetëm për paranë.

Stream GETINJO - Krejt by Miklovan 21 | Listen online for free on SoundCloudGetinjo - Domethënje (Lyrics) by PANNDA: Listen on Audiomack

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *