Bilanci i Covid-19 në Shqipëri/ Sa viktima dhe të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit

Vazhdon të rëndohet situata e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Ndërkohë që nga 2,761 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 516 qytetarë, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Bilanci ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,761 testime, 516 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 597 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 516 qytetarë, në këto bashki: 198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë, 13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat, Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,718 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 597 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 516

Të shëruar në 24 orë 597

Të shtruar në spitale 157

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2,761

Testime totale 1,382,679

Raste pozitive 198,292

Raste të shëruara 187,506

Raste Aktive 7,718

Humbje jete 3,068

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4046

Fier 699

Gjirokastër 577

Shkodër 487

Berat 437

Durrës 384

Elbasan 351

Vlorë 263

Korçë 201

Lezhë 159

Dibër 65

Kukës 49

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *