Kryemadhi: Rama gënjeshtar kronik! Propozimet e LSI për fermerët u rrëzuan me arrogancën e kartonëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me buxhetin e vitit 2022 të miratuar sot në Kuvend, ndërsa ka sulmuar qeverinë “Rama 3”.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi tha se, një nga propozimet e LSI-së për buxhetin e fermerëve, u rrëzua me arrogancën e kartonëve.

Kryemadhi, ka shpërndarë me video, sipas të cilës shfaqet mashtrimi qeveritar, që i akordoi bujqësisë vetëm 3.2 miliardë lekë, jo 7.1 miliardë, aq sa kishte thënë Rama dikur.

Kryemadhi thekson se, Rama, që e quajti “gënjeshtar kronik” në krye të qeverisë, votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!

Ja postimi i plotë i Monika Kryemadhit në facebook:

“Pasi bëri shoën e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!

Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave.

Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video. Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar.

LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *