Kompania e Edmond Begos i njohur dhe si mik i ngushtë i Taulant Ballës është vënë nën sekuestro nga gjykata. Kompania “Beton Ekspres” në pronësi të Begos, prej një viti refuzonte të paguante një gjobë prej 20 milionë lekësh të vendosur nga Inspektoriati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit. Edmond Bego një ish trafikant droge mendohet se ka mbrojtjen e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit e ka pranuar publikisht miqësinë e ngushtë me të.
Kompania ‘Beton Ekspres’, në pronësi të Mond Begos, një ish-trafikant narkotikësh dhe mikut të ngushtë të Taulant Ballës, është vendosur nën sekuestro nga Përmbarimi, pasi ka refuzuar për më shumë se një viti që të paguajë një gjobë të vendosur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Pak ditë më parë, një Zyrë Përmbarimore ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Biznesit që të mos lejojë kryerjen e asnjë veprimi nga ana e ‘Beton Ekspres’ dhe se çdo shkelje e këtij urdhri do të ketë pasoja ligjore.
Më herët, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit, në bazë të së cilës kompania e Mond Begos detyrohet të paguajë një gjobë prej 20 milionë lekë të vjetra.
Në Maj të vitit 2020, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ‘Beton Ekspres’. Sipas të dhënave zyrtare, kjo gjobë nuk është ankimuar nga subjekti tregtar, ndërkohë që ai ka refuzuar për të kryer pagesën.
Në këtë kushte, IKMT iu drejtua Gjykatës, e cila lëshoi Urdhrin e Ekzekutimit, duke vënë në lëvizje edhe Përmbarimin. Mond Bego, i dënuar më parë nga autoritetet italiane me 20 vjet burgim për trafik lëndësh narkotike, tashmë është një biznesmen i fuqishëm ndërtimi.
Ai është mik i kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ky i fundit e ka pranuar publikisht me krenari këtë gjë. Mesa duket, lidhja me Ballën dhe eksponentë të tjerë të qeverisë, e ka bërë Mond Begon shpërfillës ndaj gjobës, duke refuzuar pagesën e saj.
Bego, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Me një sërë biznesesh luksi në kryeqytet, biznesmeni njihet edhe me disa emra të tjerë si “Manoli Irfan Bega”, “Saimir Sina”, apo edhe “Belul Gjahtari”. Ai është arrestuar në Greqi për trafik droge, ndërkohë që shteti italian e ka dënuar atë me 21 vite burg, që gjykata e Lartë ia ka konvertuar në 4 vite burg. Bego ka qenë dhe subjekti i OFL-së.
Edmond Bego nuk është i vetmi biznesmen i afërt me qeverinë që refuzon të paguajë detyrimet shtetërore.
Më herët, SYRI TV’ ka raportuar se kompania e gazit ‘CGC’, në pronësi të njeriut-incenerator Klodian Zoto, rrezikon të humbasë licencën, pasi ka refuzuar dy herë radhazi që të paguajë detyrimet vjetore të parashikuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
/Burimi: Syri Tv/