Kur jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Si i ka shpëtuar Xhafer Doleku aksidentit tragjik në Bullgari

Xhafer Dolek është njëri prej udhëtarëve që i ka shpëtuar aksidentit tragjik. Ai duhet të kthehej nga Turqia me kompaninë transportuese “Besa Trans”, por gabimisht ka futur valixhet në autobus tjetër. Pasi kishte dorëzuar valixhet, autoritetet e kompanisë transportuese i kishin thënë që të qëndronte në të njëjtin autobus, pasi kishte vend të lirë.

Dëshmia ka ardhur nga babai i Xhaferit, i cili thotë se vetëm Zoti e kishte ruajtur djalin e tij.

Pas mbërritjes së tij në Shkup ai e kishte telefonuar babain e vet për ti treguar ngjarjen.

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, në autostradën “Struma” në Bullgari nga zjarri i autobusit të “Besa Trans” jetën e kanë humbur 44 persona, ndërkaq 8 kanë shpëtuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *