Egjipt, gjenden sarkofagët 3000‒vjeçarë. Thuhet se ‘rishkruan historinë’ sipas Zahi Hawass

Egjipti ka zbuluar thesaret antike të gjetura në vendin arkeologjik, Saqqara pranë Kajros, duke përfshirë sarkofagë mbi 3.000 vjeçar, një zbulim që ‘rishkruan historinë’, sipas egjiptiologut të famshëm Zahi Hawass.

Saqqara është një nekropol i gjerë i kryeqytetit të lashtë egjiptian të Memfisit, një vend i Trashigminsë Botërore tË UNESCO që strehon më shumë se një duzinë piramidash, manastiresh antikë dhe vendeve për varrosjen e kafshëve.

Një ekip i drejtuar nga Hawass bëri gjetjet pranë piramidës së mbretit Teti, që është faraoni i parë i dinastisë së Gjashtë të Mbretërisë së Vjetër.

Egjiptiologu Hawass që drejtoi punimet u shpreh se më shumë se 50 sarkofagë prej druri që datojnë të shekullit të 16 para Krishtit në një bosht varrimi.

‘Ishte një zbulim i rrallë dhe i ri sepse shumica e objekteve që gjetëm datojnë që nga Mbretëria e Re, ndërsa Saqqara, zakonisht është më shumë rreth 500 vjet para Krishtit.

U gjet gjithashtu edhe një sarkofog druri, si dhe një ‘papirus rreth 5 metra më i gjatë që përmbate kapitullin e 17 të librit të të vdekurve…. maska, varka prej druri, lojra që egjiptianët e lashtë kishin luajtur.

Ndonëse gërmimet vazhdojnë ende ai shprehet se 70% e zonës së re të zbuluar është ende në fazë për tu hulumtuar’, shtoi ai.

Egjipti i lashtë - Wikipedia

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *