Në një vend të shejntë për macet të vendosur në kodra piktoreste afër Pahos, në ishullin meshdetar të Qipros. Vullnetarët po përballen me një rritje të braktisjeve të këtyre kafshëve, dhe për këtë fajsojnë pandeminë e koronavirusit.
Ka pasur një rritje prej 30% të maceve shtëpiake, të dashura dhe të kujdesshme që kanë mbetur pas, ndërsa njerëzit largoheshin nga ishulli.
Sipas drejtuesve situata është vështirësuar edhe për shkak të politikave që duhen ndjekur për të marrë me vete macet.
Duke marrë parasysh passaportat që duhen paguar, transporti, ushqimi etj.. Ndërsa për vendasit
ata shprehen se shumica nuk ishin në gjendje të përballonin më ushqimin e kafshëve shëpiake ose faturat e veterinerëve.
Provat e zbutjes së maceve në Qipro në këtë zonë datojnë prej shumë kohësh, që nga perjudha e faraonëve.
Në 2004, arkeologët njoftuan se kishin zbuluar eshtrat e një maceje dhe të një njeriu të varrosur qëllimisht sëbashku 9.500 vjet më parë në fshatin neolitik të Shillourokambos.
Izolimi përshkak të pandemisë dhe mbyllja e aktivitetevi si restoranteve, bareve apo mensave ndikojnë gjithashtu negativisht në rutinën e këtyre maceve të braktisura duke mos gjetur asnjë burim mbijetese apo mënyrë për tu ushqyer në cepat e qytetit.
/Priza.al/