Vizita në Kosovë/ Presidenti Meta takon homologen Vjosa Osmani: Domosdoshmëri përshpejtimi i dialogut Kosovë-Serbi

I ndodhur në Kosovë për një vizitë zyrtare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u prit sot në një takim nga homologia e tij, Vjosa Osmani.

Më këtë të fundit, Presidenti Meta, ndanë urimet më të përzemërta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.

foto galeri

Të dy Presidentët zhvilluan një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat, si dhe për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

U vlerësua me shumë rëndësi forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, me impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale për të dy vendet tona.

foto galeri

Presidenti Meta dhe Presidentja Osmani ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit në çdo aspekt, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim finalizimin sa më parë të një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *