Dy vite më parë një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë ku shkaktoi shumë dëme të rënda njerëzore e materiale. Sot, dy vite m pas, kryeministri i vendit ka kujtuar tërmetin ku humbën jetën 51 persona e ku u dëmtuan shumë të tjerë.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga fatkeqësia që la në dhimbje familjet shqiptare. Rama e cilëson tragjedinë si sprovë jo vetëm për popullin por dhe për njerëzit e shtetin. Teksa ndan një kolazh me foto nga ato ditë të vështira për vendin tonë, Rama thotë se tashmë jemi ngritur edhe më të fortë sesa përpara që tërmeti të godiste vendin.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur