Lejeqëndrimi 5-vjeçar/ Rama i drejtohet ministrave të Brendshëm: Hiqeni fare afatin, mos të votojmë këtu…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndërhyrë pas deklaratave të Ministrave të Brendshëm të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe i ka kërkuar atyre të heqin afatin prej 5 vitesh që lejeve të qëndrimit në dy shtetet respektive.

Ai gjatë fjalës së tij i ndërhyri ministrit kosovar, ndërsa nuk i kurseu as batutat. Ndërkohë, Çuçi tha se mund ta bëjnë edhe 50 vite këtë leje.

Fjala e Ramës:

Rama: Një pyetje kam, se gjithmonë e kam këtë kuriozitet se si funksionon racionalja e një ministri të Brendshëm si figurë, dhe jo për të dy. Pse e bëni këtë lejen 5 vjet?! Do martohen njerëzit, me bashkim familjar dhe pas 5 vitesh do vijnë te prapë ju që t’ju konfirmojmë se janë bashkë dhe do rrinë më gjatë. Pse nuk e hiqni këtë 5-vjeçarin?! E marrin lejen për t’u martuar nga familjet përkatëse, juve ju njoftojnë se jemi martuar dhe kemi vendosur që të jetojmë në Kosovë ose Shqipëri dhe me këtë njoftim ju jepni lejen. Po pse duhet të vinë te ju pas 5 vitesh? Mund të ma shpjegosh këtë? Njëri nga ju mjafton. Një mënyrë mendimi është se kur je ministër i brendshëm. Puna është që me kërkuar leje.

Ministri kosovar: Nuk do të ketë nevojë që leja…

Rama: Në cilin rast doni ju që të vijë ai për 5 vite
Ministri kosovar: Leja do të vijë për studentët, për të punësuarit, më pas do t’i zgjatet.

Rama: Po hiqeni fare këtë lejen 5 vjeçare. Hiqeni këtë 5-vjeçarin. Si thoni?! Mos ta heqim me votë këtu, se dilni në minorancë të dy këtu (Qesh)

Çuçi: S’ka nevojë për votë, pasi i shtojmë një zero pas 5 dhe bëjmë 50.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *