Sot e gjithë qeveria e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti dhe i gjithë kabineti i tij, ndodhen në Elbasan ku kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët me qeverinë shqiptare.
Ndërkohë i ndodhur prej disa ditësh në një vizitë në Kosovë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Prishtinë.
Meta shprehet se, Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa thekson se në këtë takim vlerësuan rëndësinë e procesit të Berlinit.
“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.
Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”,- shprehet Meta.
/Priza.al/