Sulmuesi i Manchester United Cristiano Ronaldo edhe pse në moshën 36-vjeçare, vazhdon të tregojë një formë fizike për t’u admiruar.
Dokumentari i Amazon Prime Video “All or Nothing Juventus” ka zbuluar megjithatë disa truke për formën e sulmuesit.
“Unë jam mjeku i vetvetes, jam trajneri i mendjes sime. Nëse bëni gjërat e duhura, do të jeni më të mirë se të tjerët”- shpjegon Ronaldo në një pjesë të dokumentarit.
Por cilat janë “gjërat e duhura” për të cilat flet Cristiano Ronaldo? Padyshim që qëndrimi në diell është pjesë e kategorisë së tij.
“Unë marr 30 minuta diell dhe e di që do të më ndihmojë, dielli është i mirë për trupin tim. Por nëse do të qëndroja gjithë ditën këtu do të më dëmtonte, do të kisha rrudha. Unë jam 36 vjeç dhe jam ende në super formë”, përfundon Ronaldo.
/Priza.al/