Aktori Xhevdet Feri do festonte 61-vjetorin dhe e bija e tij, Bora Feri e ka kujtuar me një postim prekës. Ajo ka ndarë pamje nga festa e tij e fundit e ditëlindjes, ku aktori dëgjohet të thotë se tortat nuk janë për dikë në moshën e tij, por për fëmijët.
“Ditëlindja jote e 61-të sot babo. Whatever është kuptimi i asaj tani që s’je më. Jo se i kishte ndonjë qejf kush e di, por delikatesave tona për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishte ndryshuar mendim tani që do të ndihmonte Marlow t’i fryje qirinjve. We miss you dhe duke gërmuar nëpër video i realized sa shumë më ka marrë malli për zërin tënd “që dilte nga kraharori”, shkruan vajza e aktorit.
/Priza.al/