U kap ‘mat’ me biznesmenin dhe një vajzë në hotel, ‘Zogu i Tiranës’ habit me deklaratën

Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, u arrestua 2 vite më parë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai u kap në hotel me një biznesmen nga Mamurrasi dhe një vajzë tjetër. Por ai është liruar nga burgu ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gjatë një interviste, ai ka mohuar akuzat se ka luajtur rolin e tutorit të prostitucionit. Ndër të tjera, Nikaj tha se gjithçka ka ndodhur me dëshirë dhe s’ka detyruar askënd që të shkojë në hotel me forcë, duke theksuar se nuk ka pasur dhunë fizike, mashtrim apo detyrim ndaj askujt.

“Qëllon gabimisht të jesh me njerëzit e duhur në vendin e gabuar. Iku ajo situatë tani. Kurrë s’ka pasur prostitucion. Nuk mund ta marr me zor, apo të ngjis dikë me forcë në hotel, gjithçka ka ndodhur me dëshirën e kujtdo. Në asnjë rast, s’ka pasur dhunë fizike, psikologjike, mashtrim, detyrim. S’kam qenë tutor, kurrë absolutisht. Çdo gjë ka qenë me dëshirë, njerëzit bënë njohje, prezantime”, u shpreh ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *