2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Berisha e nis ndryshe ‘Foltoren’ në Kurbin

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar foltoren e radhë me demokratët. Ditën e sotme ai ndodhet në Kurbin. Berisha e ka nisur foltoren duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmeti që goditi vendin dy vite më parë.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se sot pas dy vitesh shumica e banorëve janë pa stresin, ndërsa shumë familje të tjera janë në çadra. Ndër të tjera ish kryeministri theksoi se asnjë zyrtar nuk është vendosur para përgjegjësisë pasi sipas tij i la banorët të jetonin në pallatet të cilat fillimisht u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit.

“51 gra, burra fëmijë, humbën jetën në rrënojat e tërmeti që goditi vendin. Në Kurbin dhe në Thumanë viktimat siç e dini ju ishin një krim i mirëfilltë shtetëror, pasi pallatet e viktimave u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit, por një qeveri e papërgjegjshme, një qeverie  cila ka si objekt kryesor grabitjen , plaçkitjen e çdo gjëje, ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme i la banorët e tyre në mëshirë të fatit, për tu marrë jetën një tërmet tjetër që erdhi dy vite më parë. Sot për 51 viktima, për shembjen e qindra ndërtimeve jashtë standardeve para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar asnjë qeveritar dhe kjo është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre,. Ftoj të mbajmë një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tyre”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *