Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Lulzim Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe ‘Toyota Yaris’. Nga Kurbini Berisha tha, se Basha është për burg si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.
Sa i takon ‘Toyota Yaris’ Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, ndërsa paralajmëroi kryetarin aktual të PD se do të përballet me drejtësinë si dhe do të përgjigjet përpara demokratëve.
“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s’i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë.Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.
Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln euro, të ngarkuara në disa Toyota. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier në telefon, më thotë. I them bëre një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Megjithëse e morën vesh, ata erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndan me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”, u shpreh Berisha.
/Priza.al/