Një muaj më parë diktatori i Koresë së Veriut u tha qytetarëve se duhet të hanin më pak për shkak të krizës së ushqimit, ndërsa tani një tjetër vendim absurd iu është imponuar koreanëve.
Autoritetet në Korenë e Veriut po godasin banorët e veshur me xhaketa lëkure, duke thënë se është mungesë respekti të imitohen zgjedhjet e modës të liderit të vendit Kim Jong Un, thanë burime në vend.
Xhaketat prej lëkure u bënë të njohura në vitin 2019 pasi Kim u shfaq në TV i veshur me një të tillë. Në fillim, veshjet prej lëkure të vërteta të importuara nga Kina u ‘rrëmbyen’ nga njerëz të pasur që mund t’i përballonin ato, por së shpejti prodhuesit e veshjeve filluan të importonin lëkurë false për t’i prodhuar në vend.
Pothuajse çdo treg i Koresë së Veriut po i shiste dhe shumë të rinj mund të shiheshin duke veshur veshjet e tyre prej lëkure artificiale. Për t’i ndalur imitimet e lira dhe imituese që i veshin ato, ka ardhur një vendim drastik: mbyllja e dyqaneve që i shesin dhe largimi i tyre nga njerëzit që i zotërojnë. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cenon autoritetin e ti. Policia patrullon rrugët për të konfiskuar xhaketat nga shitësit dhe qytetarët që kanë pamjen e tyre.
I vetmi që mund t’i veshë ato do të jetë Kim Jong-un. Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me luftën ndaj stilit të jetesës kapitaliste, siç ishte me ndalimin e xhinseve të ngushta dhe piercings dhe as nuk ka të bëjë me një kthesë të papritur në mbrojtje të kafshëve. Diktatori i Koresë së Veriut, duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Shumë kopje të palltos së tij, e cila është bërë një nga veshjet thelbësore, nuk mund të kopjohen nga askush.
Gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cenon autoritetin e tij.
Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie: tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike për të bërë xhaketat dhe këto fillimisht u përhapën në klasat më të pasura, e më pas edhe në mesin e banorëve të zakonshme, si një modë e re. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.
/Burimi: RFA/ Përshtati: Priza.al/