Akuzohet për falsifikim dokumentesh, KPA përfundon hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj kolegut të tij, Luan Daci. Ai ka vijuar menjëherë me hartimin e raportit përkatës mbi rezultatet e hetimit.

Po ashtu, theksohet se duhet të njoftohet me këtë vendim gjyqtari Luan Daci, Komisioni Disiplinor i ngritur pranë Kolegjit për zhvillimin e procedimit disiplinor dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Procesi i shkarkimit për Dacin u inicua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, por u pezullua në korrik nga Hajdari në cilësinë e gjyqtarit hetues të çështjes.

Rreth tetë muaj pas dënimit të formës së prerë për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe rrëzimit të rekursit nga Gjykata e Lartë, gjyqtari Luan Daci vazhdon të jetë ende pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, megjithëse i pezulluar nga detyra.

Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit të kryer nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani për falsifikim të dokumenteve.

Një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale u dorëzua ndaj tij nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku; si dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *