E rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë ndaj autobusit me nxënës, 3 viktima e 2 të plagosur

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Express merr vesh nga burime se kanë mbetur të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Nxënësja ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se “ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *