Masakra në Kosovë, reagon Ilir Meta: Thellësisht i tronditur! Ngushëllime familjeve të viktimave

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Deçan të Kosovës ku është qëlluar me armë drejt një autobusi me nxënës dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona.

Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.

Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Meta.

Nga sulmi humbën jetën 3 persona, mes tyre edhe nxënës, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *