Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, janë 2 nxënësit që mbetën viktima të sulmit të rëndë me armë në Deçan. Emrat i kanë publikuar mediet kosovare.
Pak më parë kufomat e viktimave që vdiqën në tragjedinë në Gllogjan janë larguar nga Spitali i Pejës. Ndërkaq, Rasim Selmanaj nga AAK-ja ka publikuar fotografitë e dy nxënësve që mbetën të vrarë në këtë tragjedi.
Selmanaj krahas fotografive ka shkruar se dy shokëve të tij, prindër të viktimave u ka shprehur ngushëllime për humbjen e fëmijëve.
“Jam i tronditur me rastin tragjik në Gllogjan! Dhembja na ka kapluar të gjithëve në këto qaste të rënda. Beqë Hamzaj shoku im i gjeneratës, Florim Mustafaj invalid i luftës dhe krejt Gllogjanit ju shprehi ngushllime për humbjen e dy engjujve të fshatit tonë! Lutemi për shpirtin e tyre!”, shkroi Selmanaj.
/Priza.al/