Moti 27 nëntor 2021/ Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.  Intensitetin më të lartë reshjet pritet ta kënë në veriperëndim e qender të vendit që në orët e para të 24-orëshit, reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpasherëshme me intensitet mesatar. Në lartësin mbi 1100 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 1400 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të mbetet deri orët e vona të pasdites kur parashikohet të ketë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës POR edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu të ndërprera nga intervale të shkurtra me kthjellime mbizotërojnë territorin e kosovës deri pasdite, kur moti përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve të shiut.

Maqedonia e Veriut

Një qëndër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar mbi mesdhe me ndikim në të gjithë Ballkanin do të diktojë edhe në republikën e MV vranësira të dendura shoqëruar me shira mesatar dhe lokalisht intensiv. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *