Po pastronte pushkën, fëmija qëllon aksidentalisht babain!

Policia e Kosovës bën me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një fëmijë ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri babain e tij. Ngjarja ka ndodhur teksa ky i fundit ka qenë duke pastruar pushkën të cilën e kishte pa leje.

I lënduari është transportuar në spital për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që policia ka sekuestruar armën dhe po vijon procedurat hetimore për rastin në fjalë.

“I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë. Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *