30-vjetori i marrëdhënieve Vatikan-Shqipëri/ Rama në Romë: Zaho ishte në barkun e nënës kur takuam Papa Françeskun, i lumtur që…

Më rastin e 30-vjetorit të vendosjes e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri –Seli e Shenjtë, Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në Romë dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të posaçëm atje. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho.

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë se do të të ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë dhe toka e dhuruar nga qeveria. Ai tha se marrëdhënie Shqipëri-Vatikan u ndërpre për shumë vite si pasojë e një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve.

Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë  kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar q mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,” u shpreh Rama.

Kryeministri i ka dhënë medaljen e ‘Kordonin e madh me yll’, kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

2021 është viti që shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Marrëdhënie që shënuan dhe rinisjen e aktiviteteve fetare pas një shkëputjeje të dhunshme për disa dekada nga regjimi komunist. Ky vit shënon gjithashtu edhe 150 vjetorin e lindjes së françeskanit të madh Gjergj Fishta dhe 300-vjetorit të vdekjes së Papa Klementit me origjinë shqiptare.

Fjala e plotë e kryeministrit

Shumë i nderuar Shkëlqesi!  Zonja dhe zotërinj ambasadorë dhe anëtarë të Trupit Diplomatik, të etër dhe nëna të nderuara, të nderuar meshtarë, shumë të dashur fetarë dhe të devotë, zonja dhe zotërinj,

Jam i lumtur që gjendem në këto vende, në Qytetin e Përjetshëm, “Mater et Magistra”, ku papa Françesku do të më presë për herë të dytë, me bashkëshorten Lindën dhe djalin Zaho, i cili ishte ende në barkun e nënës së tij kur Ati i Shenjtë na priti për herë të parë.

Do të mbetet gjithmonë paprekur në kujtesën time, hiri i atij takimi i pasuar nga vizita e Shenjtërisë së Tij në Shqipëri – udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si Papa i ri i Kishës Katolike.

Më kujtohet se ai u prit me një dashuri të pamasë nga mijëra e mijëra shqiptarë, katolikë, ortodoksë dhe myslimanë të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për ta pritur atë në tokën e vëllazërisë fetare, siç e përkufizoi ai vetë përsosmërisht në atë rast.

Në një nga këngët e tij, në Psalmin 133, mbreti David thotë:

“Ja sa bukur dhe sa ëmbël është

Që vëllezërit jetojnë së bashku!

Është si vaji i çmuar i derdhur mbi kokë,

Që bie mbi mjekër, mjekrën e Aaronit,

Që zbret në cepin e rrobës së tij”.

Dua t’ju kujtoj sot, në këtë rast të mirë, se prej shekujsh Kisha Katolike tashmë bën vepra vëllazërie në vendin tonë.

Kjo është gjithmonë një arsye për të qenë mirënjohës për vullnetet e mira, që besimi dhe përkushtimi për t’u shërbyer të tjerëve, veçanërisht më të varfërve, bëjnë të lindë e të rritet.

E kam të vështirë të shpreh si duhet mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve, shqiptarë apo të huaj qofshin, burrave apo gra, priftërinj apo besimtarë të thjeshtë që bëjnë kaq shumë për të përmirësuar jetën e më nevojtarëve dhe për të edukuar të rinjtë.

Por, sot më shumë se kurrë, veçanërisht në praninë e Shkëlqesisë së Tij, dua t’ju falënderoj për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon tashmë në skenën ndërkombëtare Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë.

Në fakt, 30 vjet më parë u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve tona dhe në këtë ditë të lumtur të kremtimit të një jubileu autentik, më duket se është detyrë të kujtoj me mirënjohje të thellë diplomatët që si ambasadorë kanë nderuar përfaqësinë diplomatike të Shqipërisë pranë Selinë e Shenjtë dhe që fatkeqësisht nuk janë më mes nesh.

E kam fjalën padyshim për Willy Kamsin, Pjetër Pepën dhe Rrok Logun.

Me mirënjohje dhe dashuri ruajmë gjithmonë në zemrat tona kujtimin e kardinalit të ndjerë Ivan Diaz, nuncit të parë apostolik në Shqipëri, ungjillëzues i guximshëm i popujve, pa harruar pasardhësit e tij, kryepeshkopët Bulaitis, Moliner Ingles, Charles John Brown dhe imzot Luigi Bonazzi, i cili aktualisht është në krye të Nunciaturës Apostolike në vendin tonë.

Edhe pse diplomatë, edhe ata ishin dhe janë, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, “punëtorë të përunjur në vreshtin e Zotit”, siç do të thoshte një figurë e madhe e mendimit fetar, Benedikti XVI.

Punëtorë të përunjur, por edhe largpamës, kjo është ideja që kam krijuar  për njerëzit që për tre dekada kanë kontribuar në forcimin, por në të vërtetë, në bashkimin e marrëdhënieve të veçanta midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë në një lloj simbioze.

Midis këtyre punëtorëve të përunjur dhe largpamës, më lejoni të shtoj edhe ju Shkëlqesi. Për praninë tuaj jemi të nderuar! Në të gjitha rrethanat, nuk keni humbur asnjë mundësi për të treguar respekt, afërsi dhe dashuri ndaj Shqipërisë.

Dhe e keni bërë këtë gjithmonë me dinjitetin dhe humanizmin e qëllimit tuaj për të udhëzuar, për të shërbyer dhe për të mbështetur siç do të thoshte Shën Pali.

Këtu gjej rastin të ritheksoj publikisht atë që autoritetet shqiptare ju kanë thënë disa herë në takime pune e në takime miqësore: cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë së zgjedhjeve tuaja dhe frymës së bashkëpunimit që Shkëlqesia e Tij di të frymëzojë dhe ndajë.

Ne ende shohim frytet e kësaj: një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e faltores së shenjtë të parë kushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, nëpërmjet dhurimit të një trualli në Tiranë nga qeveria shqiptare.

Faltorja e shenjtë do të jetë një pikë e rëndësishme takimi për qindra mijëra besimtarë nga e gjithë bota si dhe një thirrje e vazhdueshme për të mos harruar të varfrit.

Ne e dimë mirë se të varfrit dhe margjinalizuarit janë në qendër të mendimeve të Papës dhe të këtij Pontifikati. Dy vitet e fundit jemi përqendruar në to.

Providenca hyjnore na thirri sërish në detyrë, fillimisht, përmes një tërmeti katastrofik dy vjet më parë dhe, më pas, me emergjencën pandemike.

Për më tepër, kriza e refugjatëve në Afganistan na ka ofruar një mundësi për të treguar se si duhet të zbatohen virtytet e bamirësisë dhe afërsisë me të tjerët.

Shqipëria është një nga vendet e para, në mos e para, që ka hapur dyert e saj për mijëra afganë në nevojë.

Ne nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë që na u drejtua, por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që mundëm, siç kemi bërë gjithmonë në historinë tonë: me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u bëmë vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrej. Është një vend ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve; me vëllezërit tanë  Kosovës gjatë luftës me Serbinë, që nuk e deshën ata por që ju imponua nga një regjim diktatorial dhe gjakatar dhe me iranianët e persekutuar, që iknin nga lufta në vendin e tyre.

Për ne është e rëndësishme jo vetëm të mirëpresim ata që janë në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por mbi të gjitha t’i trajtojmë ata si anëtarë të familjes, në mënyrë që ata të ndihen qenie njerëzore në zotërim të plotë të dinjitetit të tyre dhe jo mbeturina të një qytetërim si yni, që njeh me mumdim detyrat e veta kur ndjen që i prishet  komoditeti I vet

Për të ndihmuar të varfrit, me Kishën Katolike në Shqipëri, me Caritas-in, me Malteser, me shumë vepra të tjera ndihme të Kishës Universale, ne ecim duke shtrënguar dorën njëri-tjetrit  dhe duke vënë në jetë projekte të ndryshme të përbashkëta.

Këto projekte synojnë edhe brezat tanë të rinj, për t’i ftuar ata të reflektojnë mbi vlerat e krishtera, si solidariteti, bamirësia dhe respekti për të tjerët, jo vetëm si vlera abstrakte universale, por edhe si detyra për të kryer vepra konkrete.

Në këto projekte të përbashkëta, manifestim I përditshëm i harmonisë sonë, ne nuk do të ndalemi, megjithëse fjalimi im po arrin drejt fundit.

Por, para se të ndalem, dua të falënderoj Shkëlqesinë e Tij dhe nëpërmjet Jush, gjithë diplomacinë pontifikale për punën madhështore që keni kryer mbi 30 vjet, për tu dhënë jetë dhe konsoliduar në mënyrë kaq të gjallë marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

E dimë se si kjo marrëdhënie u ndërpre prej shumë vitesh në mënyrë brutale për shkak të njuë regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë I bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe.

Në këtë ditë të lumtur, pothuajse në prag të festës sonë kombëtare, në përvjetorin e trefishtë të 30-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të 150-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh shqiptar, at Gjergj Fishta, të 300-vjetorit të lindjes së Klementit XI Albani, i ashtuquajturi Papa shqiptar dhe në praninë e kaq shumë të ftuarve të shquar, ndihem i nderuar që mund t’ju bëj dekoratën  më të lartë të dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, që është Kordoni i Madh me Yll “Benemerenti”, të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armëve të Skënderbeut, “Atletit të Krishtit”. Faleminderit!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *