VIDEO/ Stuhia e fortë godet Britaninë e Madhe, raportohen 2 të vdekur deri tani

Të paktën dy persona raportohet të kenë vdekur pasi Britania e Madhe u godit nga moti i keq, ku erërat kanë arritur shpejtësinë prej rreth 144 km/h në disa zona. Anglia veriore u godit nga erëra me shpejtësi prej 157 km/h gjersa Devoni në jugperëndim gjithashtu përjetoi erëra të forta.

Paralajmërimet e rralla të motit u lëshuan të premten pasi “Met Office” i përshkroi kushtet si “të tmerrshme”, raporton cnn.

Paralajmërimi i kuq përfundoi të shtunën, por paralajmërimet me ngjyrë të verdhë mbeten në fuqi gjersa njerëzit në shumë zona këshillohen të udhëtojnë vetëm nëse “absolutisht është e nevojshme”.

Raportohet se një burrë në qarkun Antrim, Irlanda e Veriut, vdiq të premten një pemë ra mbi veturën e tij gjersa edhe një burrë nga Lancaster vdiq pasi një pemë ra mbi të pak para orës 23:00.

“Met Offce” paralajmëroi britanikët të qëndrojnë brenda vijave bregdetare, veçanërisht përgjatë bregut lindor të Skocisë dhe bregut verilindor të Anglisë, ndërsa Instituti Kombëtar Mbretëror i Shpëtimit e quajti “Storm Arwen”, stuhinë e parë dimërore të vitit dhe njoftoi se “moti i rëndë mund të bëjë që detet tona dhe vijat bregdetare të jenë të rrezikshme”.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *