Takimi i parë mes konkurrentëve të “Love Story”, Dea Vierit dhe Reit, ka ngjallur debate të shumta. Dy protagonistët e takimit thanë në “Talk Love Story”, se kanë ndjerë emocion, por Albion Zhegrova tha se nuk e ka diçka të tillë tek ta.
Pas kësaj deklarate, Dea tha: “Ishim pak më të distancuar tek darka dhe pak më të afruar tek ‘Zip Line’. Nuk ishte takim pa ndenja dhe emocione”.
Pjesë nga debati:
Rei: Më thuaj si e mate ngrohtësinë?
Albioni: E pashë. Ishte një takim koti.
Daniela: Ishte pa lidhje kjo që po thua ti tani. E para e punës, ti e ke ofenduar Dean që ditën e parë që ke ardhur këtu. Je në ajër.
Rei: Aspak.
Dea: Nuk jam ofenduar Daniela unë nuk e kuptoj pse e thua këtë.
Daniela: Është ofendim të të thotë dikush rri në ajër. Më fal, si e kupton ti termin rri në ajër?
Dea: Unë punoj si stjuardesë dhe është e lidhur me punën. Nëqoftëse ti do ta interpretosh në atë mënyrë je shumë e lirë, por unë nuk jam ndjerë e ofenduar.
Ndërkohë, konkurrenti tjetër, Andi Ahmeti, reagoi i revoltuar ndaj kërkesave të vajzave për partnerin që duan të kenë në krah. E pyetur nga Eni Shehu, Daniela Shima ka treguar se nëse do t’i jepej rasti nuk do të përfundonte me Andin.
Po ashtu, fronistja ka “shpërthyer” ndaj konkurrentit duke i thënë se është shumë negativ.
Pjesë nga debati:
Daniela: Nuk do të shkoja me Andin në Sarandë. Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.
Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.
Daniela: Unë nuk jam xheloze fare sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.
Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo, harrojnë se kanë ngrënë fasule.
Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë sepse të pamë në klip me shampanjë.
Andi: Shampanjën e hapa se Eni kishte ardhur së bashku me kolegë dhe duhej t’i respektoja. Unë dua një vajzë që të më dojë, që të punojë së bashku me mua.
Andi tha se shumica e vajzave shqiptare janë materialiste dhe që kur ka hyrë në emison, ato me të cilat ka pasur pëlqime jashtë, i shkruajnë në “Instagram”. Konkurrenit tha se në këtë program ka ardhur për të gjetur një vajzë që ta dojë, të punojë bashkë me të për ta ngritur biznesin që ka akoma më lart.
/Burimi: Panoramaplus/