Grave shtatzëna nuk u lejohet ta përdorin, por për të tjerët pilula e Merck anti-COVID nuk është e dëmshme

Pilula kundër coronavirusit e zhvilluar nga Merck është efektive për trajtimin e virusit, vlerësoi Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në një raport paraprak të publikuar sot, por megjithatë rekomandoi që ajo të mos përdoret nga gratë shtatzëna.

Në këtë rast lind pyetja: Përderisa pilula mund të jetë e dëmshme për gratë shtatzëna dhe të ketë efekte anësore, përse vallë duhet të përdoret edhe nga të tjerët? Nuk është njësoj e dëmshme?

Ky njoftim është bërë përpara takimit të ekspertëve të FDA-së të planifikuar më 30 nëntor, kur do të vlerësohen rekomandimet për miratimin e këtij ilaçi për përdorim urgjent.

Nëse miratohet, ilaçi do të jetë një shtytje e madhe në luftën kundër pandemisë dhe do të bëjë të mundur reduktimin e formave të rënda të sëmundjes. Në raportin e saj, FDA vlerëson se molnupiravir është efektiv te pacientët e infektuar me coronavirus dhe te ata që rrezikohen për të shkuar në spital, raporton nbcnews.

Megjithatë, FDA sugjeron që bordi të mos rekomandojë përdorimin e këtij ilaçi për gratë shtatzëna, duke vlerësuar se nuk ka asnjë konfirmim klinik ku përfitimi i ilaçit është më i madh se rreziku në atë segment të popullsisë.

Merck kërkoi leje për të përdorur ilaçin bazuar në një provë klinike që kreu me partnerin Ridgeback Biotherapeutics te njerëzit me raste të lehta me COVID-19. Njerëzit e morën ilaçin brenda pesë ditëve pas simptomave të para.

Shkalla e shtrimit në spital ose e vdekshmërisë te ata që morën ilaçin ishte 7.3 për qind krahasuar me 14.1 për qind në ata që morën placebo. Nuk u raportua asnjë vdekje te personat që merrnin molnupiravir, krahasuar me tetë vdekje në grupin e dytë.

Rezultatet ishin mjaft bindëse saqë bordi i pavarur i mbikëqyrjes së të dhënave, në konsultim me FDA, vendosi t’i jap vlerësim pozitiv.

/Burimi: nbcnews/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *