FOTO/ New York-u ‘skuqet’ nga flamujtë e Kastriotit, për 28 Nëntor. Shqiptarët stolisin ‘Kuq e zi’ rrugët e qytetit gjigant

Shqiptarët kanë treguar në mënyrën e tyre se si e kanë “pushtuar” edhe zemrën e Amerikës, qytetin më kryesor që është New Yorku.

28 Nëntori edhe këtë vit, në Shtetet e Bashkuara e Kanada erdhi me një serë aktivitetesh për nder të “Ditës së Flamurit”, ose 109 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Shqiptarët në zonën e New York-ut, sipas një tradite e nderojnë këtë ngjarje historike me ngritjen flamurit “Kuq e zi” në qytetin e New Yorkut, dhe qyteteve të tjera, Çikago, Detroit, Boston, Filadelfia, Stanford dhe Toronto në Kanada, gjatë ceremonive qëndrojnë dy flamuj ai shqiptar dhe amerikan për t’u valëvitur krah njëri-tjetrit.

Shqiptarët “pushtojnë” New York-un/ E mbushin me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin

Shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara aleatin e tyre më të ngushtë – që nga mbështetja e Presidentit Woodroë Wilson për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më parë, deri tek mbështetja më e fundit amerikane për pavarësinë e Kosovës.

Edhe sivjet Brooklyni- New York , u gdhi me atmosferën e festës së flamurit kuq e zi ku shqiptarët nisën të festojnë Ditën e Flamurit.

Shqiptarët “pushtojnë” New York-un/ E mbushin me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin

Dy bulevardet në qytetin e Brooklynit Bay Parkway dhe Cropsey Ave., deri në zgjatjen e 60-th St., u stolisën përsëri nga Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, me ndihmën e kompanisë “ABC Builders” me pronar Blendi Bekteshi, të financuara nga Fondacioni Plavë e Guci.

Shkumbin Hasangjekaj, një shqiptar që jeton në New York, ka publikuar fotografi duke e mbushur një hapësirë me flamuj kombëtar.

“Tradita në Brooklyn vazhdon”,- ka shkruar ai.

Shqiptarët “pushtojnë” New York-un/ E mbushin me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin

Staten Island

Edhe në këtë qytet nisën si çdo vit kremtimet për 28 Nëntorin. Rrugët e qytetit ku mendohet se jetojnë 20 mijë shqiptar në Staten Island- New York, janë veshur me flamujt “Kuq e zi”.

“Edhe këtë vit është familja Çoku (Belul Çoku) nga Dibra e Madhe, e cila po sponsorizon flamujt në Staten Island, së bashku me organizatën  “Albanian Roots” që të mbushin këto rrugë me krenari shqiptare”,- shkruhet në një informacion të publikuar nga “Albanian Roots”.

Shqiptarët “pushtojnë” New York-un/ E mbushin me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin

Bronx

Edhe, këtë 109 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë vendosja e flamujve “Kuq e zi”  është bërë i mundur nga iniciativa disa vjeçare e zotit Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së New York-ut, i cili është dhe sponsorizuesi kryesorë me kontributin financiar edhe me atë të disa veprimtarëve të tjerë të komunitetit.

Shqiptarët “pushtojnë” New York-un/ E mbushin me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin

“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur këto ditë në prag të festës së madhe Ditës së Flamurit, kemi për të parë këto flamuj kuq e zi duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një faleminderim për atë ç’kan bërë për ne Shtetet e Bashkuara”,- thotë Mark Gjonaj.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre”,- ka deklaruar Gjonaj.

Shqiptarët “pushtojnë” New York-un/ E mbushin me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin

/Burimi: Express/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *