KAS pranon kërkesën e PD-së, vendos ndryshimin e logos së Bindjes Demokratike

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në mbledhjen e sotme ka diskutuar për modelin e fletës së votimit pas ankimimit të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në rend të ditës ka qenë dhe ankesa e PD-së për logon e partisë Bindja Demokratike e cila është pothuajse e ngjashme me të PD.

Përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso gjatë fjalës së tij ngriti edhe shqetësimin e ngjashmërisë së logos së Bindjes Demokratike, me atë të PD-së. Sipas Kasos, logo e “Bindjes demokratike” krijon konfuzion.

“Çështja e ankesës sonë ka qenë logo e Bindjes Demokratike. Kemi vërejtur, kur na është shpërndarë akti, kemi vënë re ky subjekt nuk ka vlerësuar këtë parashikon. Logoja e tyre krijonte konfuzion, duke risjellë logon e subjektit tonë. Për këtë arsye jemi drejtuar me një kërkesë formale siç e përcakton dhe ligji, në datën 31. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e zgjidh këtë çështje, duke vendosur që një subjekt e mban dhe tjetri jo. Atë e mban ai subjekt që plotëson disa kritere siç e përcakton ligji. Ne jemi dëshmitarë që ka qenë subjekti ‘Bindja Demokratike’, që në bashkëpunim me komisionerët që kanë krijuar këtë logo.”, tha Kaso.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *