Një eksplorues u tmerrua pasi gjeti një shtëpi funerale të braktisur, e cila kishte ende mbetje njerëzore brënda. Burri i quajtur Wayne Masefield tha se u trondit kur bëri zbulimin pranë Newport, në Uellsin jugor.
Roja 47-vjeçar i sigurisë gjeti çanta hiri njerëzish të cilat nuk ishin kthyer në familjet e viktimave. Çdo çantë kishte një etiketë me emrin e secilit person të vdekur. Z. Masefield gjeti gjithashtu një enë plastike ngjyrë kafe që kishte emrin e gruas që u dogj në maj të vitit 1995. Imazhet e publikuara tregojnë çanta hiri ngjyrë gri të hedhura në një nga raftet që do të përdoreshin për të ruajtur trupat.
Urnat e përdorura dhe një tryezë larëse prej guri e bardhë, e cila do të përdorej për të balsamosur viktimat gjithashtu u gjendën në ndërtesën e braktisur. Autoritetet lokale janë njoftuar për ekzistencën e këtyre mbetjeve dhe po shpresojnë të gjejnë familjarët e viktimave që të marrin hirin e viktimave dhe t’i varrosin ato.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail