FOTO/ 109-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Ankaraja feston në mënyrë madhështore

Festë madhështore është mbajtur edhe në kryeqytetin Ankara me rastin e 109-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Z. Kastriot Robo dhe bashkëshortja e tij, Znj. Teuta Robo janë pritur në një nga ambientet më prestigjioze të kryeqytetit të Turqisë.

Ambasadori Robo përshëndeti gjithë të pranishmit duke shprehur kënaqësinë për zhvillimin e një evenimenti kaq të madh pas një sërë ngjarjesh të hidhura të viteve të fundit si tërmeti në Shqipëri dhe pandemia e koronavirusit.

Ai nënvizoi lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për t’i forcuar ato edhe më shumë. Festa vijoi me vallet tradicionale nga grupi folklorik i të rinjve të ardhur nga qyteti i Bursas.

  • foto galeri foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *