Berisha kalon ‘kufijtë’, edhe pse i shpallur ‘non grata’, njofton ‘foltoren’ në New Jersey

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka arritur të tejkalojë shumë shtete dhe të realizojë ‘Foltore’ edhe në ‘New Jersey’.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mblidhen në Neë Jersey.

Bazuar në posterin e publikuar nga vetë Berisha, takimi do të mbahet në “Mariott Hotel”, më datë 5 dhjetor në orën 12:00. Ajo që nuk dihet është nëse vetë ish-kryeministri do të jetë prezent në këtë takim kur nuk i lejohet të shkelë në Amerikë, apo do të përfaqësohet nga ndonjë tjetër person.

Mbetet të presim 5 dhjetorin për të parë se ç’do të ndodhë në këtë foltore të radhës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *