‘Flamuri i përgjakur i strehon të gjithë në gji’/ Si e uron Princ Leka festën e Pavarësisë

Princ Leka ka uruar në një mënyrë të veçantë shqiptarët në 109-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Leka ka publikuar mesazhet forta nga teksi i faqes së fundit në Pasaportën e Mbretërisë Shqiptare, si shenjë nderi dhe patriotizmi. Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Princ Leka i ka dedikuar disa vargje flamurit shqiptar.

MESAZHI:

“Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë kudo që jetoni,Ju uroj nga zemra gëzuar festën e Flamurit tonë kuq e zi!Ai flamur i shenjtë është aroma e bjeshkëve, kreshta e maleve, flladi i rivierës, shkëlqimi i diellit mbi fushat e gjera me lule, dallgët e detit Adriatik dhe kthjelltësia e ujrave të detit Jon, vërshimi i Vjosës, freskia e Drinit, thellësia e kanioneve, kalatë mesjetare, legjendat e lashtësisë, larmia e folklorit, betejat në breza për liri, gjuha e vjetër dhe më e ëmbla!Të puth në zemër flamur i përgjakur, flamur që i strehon të gjithë në gji…Lum ata që të duan dhe të nderojnë, e mjerë ata të babëzitur që ta zbehin shkëlqimin, mjerë ata, se të pangopur e të palumtur do i kthehen tokës tënde…Një urim të veçantë kam për shqiptarët në Kosovë, luginë të Preshevës, Medvegjë e Bujanocë, Mal të zi, Maqedoni të veriut, dhe Çamëri. Faleminderit që e mbani gjallë atdhedashurinë duke u bërë frymëzim patriotizmi edhe për ne që atdheun dhe lirinë i marrim të mirëqënë…

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *