Iu gjetën miliona para dhe kokainë, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 29-vjeçari ditën e sotme pasi iu gjet në banesë një sasi kokaine kokaine dhe një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se janë përfituar nga aktivitet ilegal

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në Sipas policisë iu sekuestruan shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.

NJOFTIMI:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 36 vjeç, pasi në rrugën “Stefan Shundi”, në kundërshtim me aktin normativ, është konstatuar i hapur lokali në pronësi të tij (për të cilin ka marrë masën administrative përkatëse), dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pllakë qeramike dhe një pjatë porcelani, me mbetje pluhuri të dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *