Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali jashtë stadiumit Castellani gjatë ndeshjes Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1.
Gazetarja Greta Beccaglia ka rënë pre e një ngacmimi seksual teksa ishte gjatë një transmetimi live dhe po përpiqej të intervistonte disa fansa.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës:
Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini.
/Priza.al/