Valon Shehu është banori i ri që iu bashkua “Big Brother VIP” pak ditë më parë. Hyrja e artistit të njohur nga Kosova ishte një befasi për publikun, pasi edhe në këtë rast u përfol se do të hynte vëllai i tij Vigan Shehu, si në rastin e Donaldit kur publiku priste të hynte Romeo Veshaj dhe në fakt hyri vëllai binjak.
Valoni, artisti i mësuar me kamerat, tha gjatë klipit prezantues se është beqar dhe se vajza që e tërheq më shumë në shtëpi është pikërisht Beniada Nishani. Sipas tij, në atë shtëpi mungon vendosmëria dhe burrëria.
Sapo ai hyri brenda në shtëpi ai tha se nuk është as i dashuruar dhe as i lidhur. Aty ai shprehu një pëlqim për Beniadën dhe i kërkoi “Vëllait të Madh” dy gjëra: të kishte brenda një kitarë, sepse mungon një instrument që banorët të zhvillojnë një koncert të vogël, dhe një thes boksi që të largojë emocionet negative duke grushtuar mbi të.
Pas kësaj deklarate, Valoni duket se nuk ka humbur kohë për të nisur flirtimet e para me modelen e ardhur nga Italia dhe e njohur si mbesa e ish-Presidentit, Bujar Nishani. Teksa ishin ulur në oborrin e shtëpisë, banorët filluan t’i bënin pyetje të ndryshme Shehut, për ta njohur më shumë tipin e tij jashtë skenës.
Ishte Semi Jaupaj ajo që e provokoi duke i thënë “O Valon, këndo një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada!”. Dhe ai me sensin e humorit që e karakterizon, u përgjigj: “Beniadës i këndoj vetëm. Kjo do më mësojë italishten që t’i këndoj pastaj në italisht”.
Por kjo nuk është hera e parë që ai flet për Beniadën. Para se të hynte në shtëpinë e famshme, i ftuar në programin “E diell”, ai me qëllim u pyet, ngaqë po përgatitej të hynte në shtëpi. Pyetjeve në lidhje me pëlqimet për vajzat në shtëpi, Valoni iu përgjigj pa problem duke thënë se Fifin do e zgjidhte për nuse, sepse do rriste mirë fëmijët me tipin që ka. Por për Beniadën çfarë tha?
“Beniada ka një trup të mirë dhe nuk e shoh për nuse, por për ta çuar direkt në krevat. Atë ndjesi më jep kur e shoh”, tha Valoni.
/Priza.al/