Manchester City nuk njeh humbje, merr vendin e parë në Premier League

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 kundër West Ham-it në Premier League. Një fitore që ka ardhur falë golave të Gundogan (33′) dhe Fernandinho (90′).

Ky sukses ka lejuar skuadrën e Guardiola-s të parakalojë Liverpool-in dhe të kapë përkohësisht Chelsea-n në krye, me londinezët që do të luajnë në 17:30 kundër Manchester United.

Leciester ka mposhtur Watford me rezultatin 4-2.  Sulmuesi anglez, autor i një dygolëshi, nuk ka treguar mëshirë ndaj skuadrës së ish-trajnerit të tij, Claudio Ranieri. Everton është mundur 1-0 në fushën e Brentford-it. Ndeshja Burnley-Tottenham u shty si pasojë e reshjeve të dëborës dhe në momentin e takimit ishte e pamundur të dukej topi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *