Turp!/ Alibeaj publikon foton: Deputeti Bujar Çela uron Ditën e Pavarësisë me portretin e diktatorit mbi flamur

Deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë publike një bisedë skandaloze në grupin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Alibeaj tregon se si deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bujar Çela ka uruar kolegët e tij për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Çela ka dëguar në grup fotomontazhin e flamurit kuqezi, ndërsa në një cep është edhe portreti i diktatorit Hoxha dhe postimi i këtij imazhit ka revoltuar demokratin Enkelejd Alibeaj dhe kolegët e tjerë, të cilët i janë kthyer menjëherë dhe i kanë kërkuar që të kërkojë falje për të gjithë.

Postimi i Enkelejd Alibeaj:

Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!

Dialogu mes deputetëve në grupin e whatsap:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *