I ftuar në një emision televiziv, avokati Altin Goxhaj ka folur për variantin e ri të Covid-19.
Gjatë fjalës Goxhaj theksoi se varianti i ri “Omicron” që vjen nga Afrika e Jugut është një lojë e madhe politike e kësaj që sipas tij është “Lufta e tretë botërore”. Avokati bëri thirrje që “ilaçi” i vetëm për të mos u prekur nga virusi është rezistenca.
“Diktatura globale. Unë nuk marr në konsideratë variantin e ri, nuk është fare e vërtetë. Për ne nuk dua t’ia di fare. Unë di plot njerëz që kanë vdekur nga vaksina, di shumë emra shqiptarësh që vdiqën nga vaksina, sapo bën vaksinën dhe vdiqën. Problemi gjithashtu qëndron që ne nuk e dimë kush janë pasojat e këtyre vaksinave. Njerëzve që kanë pasur kancer pasi kanë bërë vaksinën u ka shpërthyer kanceri. Unë personalisht për versionin e ri është akt i pastër politik , është veprim politik që po zhvillohet si lufta e tretë botërore. Unë kam një lilaç për t’i ruajtur këtij virusi, ilaçi i vetëm është rezistenca ndaj diktaturës. Njerëzit janë të interesuar të kuptojnë pamjen e diktaturës që po vjen.
/Priza.al/