EMRI/ Kërcënonte gruan se do ta vriste, arrestohet 40-vjeçari në Laç

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi shantazhonte gruan se do ta vriste. Arben Oroshi e kërcënonte përmes telefonit se do e vriste kur të vinte në banesë, në kohën që bashkëshortja e tij ishte në punë.

Në banesën e të arrestuarit janë gjetur edhe armë.

Njoftimi i policisë:

Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një  armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” ,  “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *